Shitja e armeve, këto janë miliardat e Putinit për 2015

putiniarmet

Rusia ka eksportu armë në vlerë prej 12,8 miliardë euro gjatë vitit të kaluem, ma shumë sesa kishte parapa në fillim të vitit, informoi sot presidenti rus, Vladimir Putin, percjellë Republika.info

Në nji takim të Komisionit Presidencial, presidenti rus ka thanë po ashtu se aktualisht kerkesat për eksportim t’armëve ruse nepër botë kapin vlerën prej 49 miliardë eurosh.

Simbas nji studimi t’Institutit Ndërkombëtar të Investigimit për Paqe të Stokholmit, i publikuem në fund të Frorit, Rusia asht eksportuesi i dytë i armëve në botë, mbas Shteteve të Bashkueme.