Shiu i madh bllokon Prishtinën. Ky asht numri për urgjenca

Të gjitha rrugët e Prishtinës thuejse janë bllokue nga shiu që asht tue ra në orët e mbramjes.

Shume kerre kanë mbetë nëpër rrugë tue mbetë të bllokueme.

Kryetari i Komunës së Prishtinës ka ba nji njoftim për këtë gjendje, tue ba të ditun edhe numrin e telefonit për thirrje në raste urgjence.

“Rreshje të mëdha kanë vërshue lagje të qytetit. Të gjitha ekipet me të gjitha kapacitetet janë në terren. Së shpejti zyra e informimit jep detaje për lagjet e ndryshme. Për çdo urgjencë lajmëroni në qendrën e thirrjeve falas 080012233 080012244 dhe 080012255”, ka shkrue Ahmeti.