Shiu ka ba rritjen e numrit t’aksidenteve rrugore!

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës kanë ndodh gjithsej 83 aksidente trafiku, prej të cilave simbas policisë rrugore, 26 kanë përfundue me persona të lënduem dhe 57 të tjera me dame materiale.

Menjiherë mbas prishjes së motit, asht vërejt nji shtim i aksidenteve në rrugë, andaj kërkohet kujdes i shtue për krejt pjesëmarrësit në komunikacion.

Të dhanat e policisë po ashtu tregojnë se mbrenda ditës janë shqiptue 585 gjoba kundërvajtëse ndaj të gjithë pjesëmarrësve në trafik që janë takue tue thye rregullat e trafikut.