Shkarkohet prap drejtori i ujësjellësit rajonal “Prishtina”

Kompania e ujësjellësit rajonal “Prishtina” ka shkarkue Gjelosh Vatajn nga posti i drejtorit gjeneral të kësaj kompania.

Shkarkimi i tij u ba nga Bordi drjetues i ujësjellësit KUR “Prishtina” me votim unanim, e kjo i asht konfirmue edhe nga anëtarët e bordit, të cilët kane thane se shumë shpejt ka me u konfirmue edhe zyrtarisht shkarkimi i tij.

Anëtarët e bordit drejtues kanë mbajtur sot një takim, i cili ka rezultuar me vendimin për shkarkimin e Gjelosh Vatajt për shkak të keqmenaxhimit të tij”, kanë konfirmue ata për Republika.info.
U.d. i drejtorit të KUR “Prishtina” përkohësisht asht zgjedh Ilir Abdullahu.

Përndryshe, Vataj ishte shkarkue edhe në Gusht të 2015’s, por vendimi për shkarkimin e tij ishte shfuqizue mandej nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.