Shkatërrohet banda e kokainës, arrestohen 5 shqiptarë e 1 kosovar

Mbas nji operacioni të suksesshëm të koduem “Disc Jockey”, policia italiane e Rexhio Emilias ka arrestue 5 shqiptarë, 1 kosovar, 3 italianë e 1 maroke.

Ata akuzohen se janë anëtarë të nji organizate me nji biznis milioner në trafikun e kokainës.

Nji nga italianët e arrestuem asht nji “disc jockey” i njoftun , nga i cili ka marrë emnin dhe operacioni i policisë italiane.

Hetimet kanë nis në Shtator të vitit 2015, tue dokumentue rreth 3000 episode trafiku kokaine.

Policia italiane ka sekuestrue sasi të konsiderueshme kokaine, mija euro cash e instrumenta për përgaditjen e landës narkotike.

Urdhni i arrestit me burg asht egzekutue ndaj shqiptarit Ervin Tosku 41 vjeç, tre shqiptarë të tjerë janë shpalle në kërkim, ndërsa shqiptari A.P 33 vjeç asht n’urdhën arresti shtëpiak.

kokaine kokaine1

Shperndaje në: