Shkencëtarët: Javët e ardhshme, mega tërmete nëpër botë

Gjashtë tërmete të mëdha janë regjistrue të Mërkurën, të Ejten dhe në fundjavë, përfshi disa shkatërruese në Japoni dhe n’Ekuador që vranë ma shumë se 100 persona e mbi njimijë u plagosën.

Shkencëtarët kanë frigë se kjo seri tërmetesh të forta munden me qenë paralajmërim i keq.

Shkencëtarët shprehen se ky numër i madh i tërmeteve të forta n’Azi dhe në Paqësor paralajmërojne mega-tërmet kataklizmik, qysh e ka godit Nepalin në vitin 2015, ku humben jetën mbi 8.000 persona.

“Situata aktuale munden me na çue në shfaqjen e ma s’paku katër tërmeteve të mëdha të madhësisë prej 8 të shkallëve të Rihterit. Nëse nuk ndodhin në javët e ardhshme, ka shanse që në t’ardhmen me qenë ma të frigshme – tërmete kolosale”, paralajmëron Roger Bilha, sizmolog nga Universiteti i Kolorados.