Shkencëtarët n’alarm: Vullkani në Napoli po çohet, 3 milionë banorë në rrezik

Mbas hulumtimeve të kryeme në muejin Mars, shkencëtarët kanë paralajmërue se vullkani ma i rrezikshëm në botë “Campi Flegrei” në Napoli të Italisë asht afër shpërthimit.

Shkencëtarët njoftuen se  vullkani i “harruem” ishte në nji fazë kritike dhe se aktivitetet e matejshme munden me çue në nji shpërthim të fuqishëm.

Tue fol për gazetën britanike “Daily Star Online”, ekspertët kanë paralajmërue për pasojat shkatërruese që nji shpërthim sado i vogël mund të ketë n’Europë.

“Campe Flegrei” shpërtheu në vitin 1538  dhe retë e denduna  të smogut ndenjën në qiell për tetë ditë.

Simbas ekspertëve, në qoftë se si ka me shpërthy,  ka me i rrezikue 360.000 njerëzit që jetojnë në Caldera dhe Napoli.

Stefano Carlino, nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, ka deklaruar se pritet një shpërthim në një shkallë të ngjashme me atë të vitit 1538..

Nëse analiza asht e saktë, transporti ajror mund të peson anarki të plotë, dhe fluturimet mbi qiellin europian dhe sidomos në Ballkan kanë m’u pezullue për javë të tana.

 

Shperndaje në: