Shkencëtarja shqiptaro-amerikane Laura Mersini, Televizioni Rrokum i pari medium që e ka intervistue në vitin 2011

Konferenca e teknologjisë ‘DOKU:TECH’ këtë vit vjen me nji edicion special, ku mirëpret shkencëtaren shqiptaro-amerikane Laura Mersini Houghton, e cila me teorinë e saj mbi multiuniversin asht pretendente për çmimin Nobel në shkencë.

Këtë teori, kosmologia Mersini-Houghton e diskuton me shkencëtarët ma të njohun botnor, si Michio Kaku, Neil Turok dhe Andrei Linde.

Laura Mersini-Hougton asht kozmologe dhe fizikante teorike, profesoreshë e asociueme në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapell Hill.

Televizioni Rrokum asht mediumi i parë qe ka shkrue dhe e ka intervistue Lauren.

 

 

Mersini Houghton pak vite ma parë ka tërhek edhe vëmendjen e mediumit të njohun në botë BBC, që ka regjistrue disa dokumentar për teorinë e multiuniversit.

“Tue pas parasysh të dhanat shkencore, pyetja nuk qendron mbi atë se a egzistojnë univereset paralele apo jo, mirëpo pjesë e cilit univers jemi na?”, thuhet në nji ndër dokumentarët e BBC’s.

Mersini-Houghton ka mbarue studimet universitare në Tiranë, ka magjistrue në Universitetin e Maryland, ndërsa tezën e doktoraturës e ka mbrojt në Universitetin Wisconsin-Milwaukee në vitin 2000.