Shkodra: Kjo Qeveri e ka diskriminue femnen ne çdo aspekt, e sidomos ne punesim

“Lirisht mundem me thane se ajo çka po ndodhe asht reale, mundem me thane se ka nji fluks te grave per me aderue ne AAK”, tha kryetarja e Grues se AAK’s, Magbule Shkodra, n’emisionin Rrokum Roll te Televizionit Rrokum.

“Mundem me thane se ka femna qe hezitojne me i hy politikes per shkak te mentalitetit”, tha ajo dhe apeloi te femnat me i hy politikes.

“Gjithmone apeloj te femnat me u bashkue kur asht çashtja te ato”, shtoi ajo.
Per te, nese nji femen s’asht e avancueme ne nji shoqni, atehere edhe vet ajo shoqni nuk mundet me u avancue.

“Ndoshta te dikush ka mungue vullneti e te dikush mundesia, por ndonjihere edhe s’i ke mundesite. Çdo arritje deri ketu asht arritje dhe nuk duhet me u mendue si deshtim”, tha ajo tue fole rreth integrimit te femnave ne politike e ne aspektet tjera sociale.

“Ne nji fshat te larget ne komunen e Kamenices, e kam takue nji vajze te re qe s’e ka vazhdue as shkollimin e mesem per shkak te kushteve ekonomike, s’ka qene puna te familja. Keshtu vajza ka mbete aty tue e prite fatin e jetes”, tha ajo tue fole rreth problemeve qe e pengojne nji femen me pase qasje ne shkollim.

“Ky vend s’asht ne rruge te mire, me kete Qeveri e me keto ide. Ne vend se ne shoqnine tone me u inkurajue femnat, nga Qeveria vjen nji deklarate si ka qene ajo per familje nga ministri”, vleresoi Shkodra.

Tue ja kujtue moderatori Jupolli se ne disa konkurse pune femna pyetet se “A je e martueme”, Shkodra tha se femnat jane ato qe gjithmone jane diskrimue.

Ajo shtoi se nga 35.1% nga te papunesuemit gjysa e ma teper jane femna.

Ne vazhdim, Shkodra tha se ne Han t’Elezit disa femna as nuk e dine se çka duen me ba me jeten e tyne. “Keshtu qe na i kemi dergue disa kurse qe ato me u aftesue per veten”.

“Une due me thane se na si parti na nuk dojme me i qite njerezit ne rruge, por ata po dojne me dale vet. Tane ata qe kane dyshime se protesta e 14 Majit s’ka me qene ashtu qysh na e mendojme … asht veç propagande”, tha Shkodra lidhun me lajmet e dites se djeshme se protesta e thirrun nga AAK-NISMA ka me deshtue.

Qasja e kesaj Qeverie asht diskriminuese, kjo qeveri s’ka ba asgja per femnat … prandaj i ftoj femnat qe mos me i votue asnjihere keto parti qe jane ne pushtet”, tha krejt ne fund Shkodra.