Shkoi me kërkue sqarime për arrestimin e Boiken Abazit, paraburgim 48 orë për aktivistin e VV’s

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftue se policia sot mbasdite e ka arrestue aktivistin Dren Kukaj, i cili kishte shkue në stacion policor për me kërkue sqarime për kidnapimin e Boiken Abazit.

Vetëvendosje përmes nji komunikate, ka ba të ditun se Kukaj asht dërgue në mbajtje dhe i asht caktue masa e paraburgimit 48 orë.

Lexone komunikatën e plotë të Vetëvendosjes:

U arrestua aktivisti Dren Kukaj
Sot në mesditë aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Dren Kukaj është arrestuar në ambientet e stacionit policor numër 2 në Prishtinë. Dren Kukaj, i cili është me profesion jurist, kishte shkuar në stacionin policor për të kërkuar sqarime për kidnapimin e Boiken Abazit, i cili u mor nga policët civilë në një lokal.
Dren Kukaj është dërguar në mbajtje, dhe i është dhënë masa e paraburgimit 48 orë. Avokati i Dren Kukajt është përpjekur të marrë të dhëna për këtë mbajtje, por policia ka refuzuar të përgjigjet.
Kjo valë e arrestimeve, deportimeve, rrahjeve nëpër stacione policore, thyerjeve të zyrave, linçimeve e shpifjeve përmes mediave të varura dhe organeve të propagandës, montimeve të akuzave të pavërteta dhe thirrjeve për dhunë e përndjekje nga ana e pushtetarëve më të lartë, është e gjitha e drejtuar kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Pushteti është bërë mizor dhe i pamëshirshëm ndaj subjektit të vetëm që premton transformim rrënjësor dhe demokratizim të vendit. Por këto do të jenë ditët e fundit të këtij pushteti.

 

kukaj