Shkojnë zyrtarët serb, bllokohen rrugët e Prizrenit

Ministri i Drejtësisë i Serbisë, Nikola Selakovic dhe drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, po marrin pjesë në nji liturgji në Kishën e Shën Gjergjit në Prizren, që udhëhiqet nga patriarku serb, Irinej.

Për shkak të këtij takimi janë bllokue rrugët në Prizren.

Mbas kësaj, ata kane me marre pjese në ceremoninë e purifikimit të seminarit ortodoks në Prizren, njofton Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.