Shkollat fillore në vend, kaluse në Matematikë e tresh në Gjuhë Shqipe

Cilësia e mësimit në nivelin fillor në Kosovë mundet me u krahasue me notë kaluese në landën e Matematikës, dhe me tresh (3) në landën e Gjuhës Shqipe.

Këtë vlerësim e ka dhanë Divizioni për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim (DVSM) në kuadër të Ministrisë së Arsimit (MASHT), tue u bazue në vlerësimin e nxanësve me testin e klasës së pestë nga vitet e kalueme.

Udhëheqësi i këtij divizioni Mustafë Kadriu, ka thanë për KP se ky vlerësim që ka fillue me u ba tash e disa vjet, ka tregue se ku qëndron niveli i cilësisë në këtë nivel të shkollimit.

Ai u ka ba thirrje mësimdhanësve me i kushtue ma shumë randësi landës së Matematikës dhe Gjuhës Shqipe. Ndërsa bani të ditun se këtë vit testi organizohet tue fillue nga data 20 Prill.

Kadriu ka thanë se në kuadër të testit ka edhe pyetësorë me nji numër të pyetjeve për gjendjen ekonomike e sociale të fëmive, numrin e anëtarëve në familje, në mënyrë që të mblidhen të gjitha kushtet dhe rrethanat që tregojnë për suksesin e nxanësve.

Nga ky test u mësue se në shkollat ma të medha që kryesisht ndodhen në qytete apo vende ma të popullarizueme, cilësia e mësimit asht ma e naltë tu e krahasue me shkollat e vogla nëpër fshatna.

Nga pyetësori për mësuesin që bahet në kuadër të këtij vlerësimi të cilësisë, Kadriu ka thanë se nxanësit e mësuesve me moshë ma të madhe tregojnë edhe rezultate ma të mira tue e krahasue me nxanësit që kanë mësues ma të ri në moshë.