Shkon në 17 numri i viktimave në Turqi

Asht rritë në 17 numri i të vramëve në nji shpërthim që ndodhi sot afër nji avanposti ushtarak në juglindje të Turqisë.

Në mesin e të vramëve janë 9 ushtarë, njofton zyra e guvernatorit provincial.

Ndërkohë, janë plagos edhe 27 persona të tjerë, perfshi 11 ushtarë.