Shkon në 264 numri i viktimave nga uragani në Haiti

Të paktën 264 persona kanë humbë jetën si pasojë e uraganit Matthew në Haiti. Stuhia klasifikohet në kategorisë 4, ma e fuqishmja që ka goditë vendin në 52 vjet.

50 njerëz kanë humbë jetën vetëm në qytetin jugor Roche-a-Bateau, ndërsa në provincën Sud janë shkatërrue 30.000 shtëpi.

Haiti shtyu zgjedhjet presidenciale të planifikueme për të Diellën, mbasi shumë shkolla dhe kisha që kishin me shërbye si qendra votimi po përdoren si strehë për mija njerëz të zhvendosun.

Parashikuesit e motit presin që uragani Matthew të forcohet, ndërsa zhvendoset nga pjesa veriore e ishujve Bahamas dhe drejtohet për në shtetin juglindor amerikan të Floridas.

Matthew asht uragani ma i fuqishëm që ka kalue mbi Atlantik dhe Detin e Karaibeve që nga uragani Felix në vitin 2007.

(BalkanWeb)