Shkon në 38 numri i viktimave në Itali

Tërmeti që shkatërroi Italinë qendrore gjatë tri goditjeve të forta, ka lanë dheta të vdekun dhe fshatna të tana të rrafshueme, transmeton “TGCOM”.

Mbrojta Civile ka ba me dije se numri i përkohshëm i viktimave ka shkue në 38 vdekje të konfirmueme tashma.

Qytetet ma të prekuna besohet me qenë Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arquata del Tronto dhe numri i viktimave pritet të rritet sërisht mbrenda disa orësh.

Mediat Italiane raportojnë se rreth 100 persona janë zhdukë.

“Tash që ka zbardhë dita, po shohim se situata asht edhe ma keq nga sa kishim mendue, me ndërtesa të shembuna dhe njerëz të bllokuem nën rrënoja”, tha kryetari Accumolit, Stefano Petrucci.

Ma parë, Petrucci tha për RAI se nji familje prej katër personash kishin vdekë në vend kur shtëpia e tyne u shemb.