Shkon në 50 numri i viktimave në Turqi

Prefektura e Gaziantepit njoftoi se numri i njerëzve që kanë humb jetën nga sulmi terrorist asht rrit në 50, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim të publikueme nga Prefektura e Gaziantepit thuhet se “Nga sulmi terrorist me bombë që ndodhi në qytetin tonë më 20 gusht 2016 të Shtunën, deri tash kanë humb jetën 50 qytetarë.”

Tue u theksue se në spitale të ndryshme vazhdon trajtimi i të plagosunve, në deklaratën shtohet se “Dëshirojmë që Zoti pastë mëshirë për qytetarët tanë që humbën jetën, durim për familjet e tyne dhe shërim sa ma të shpejtë për të plagosunit.
Edhe nji herë me mallkim denojmë këtë sulm të pabesë dhe autorët e tij”.