Shkon në 70 persona numri i të vdekunve në Pakistan

Sulmi terrorist në nji park të Pakistanit, i kryem nga grupi terrorist taliban Jammat ul Ahrar, la të vdekun 70 persona dhe 340 të tjerë të plagosun.

Grupit terrorist ka ba të ditun se caku i sulmit ishin “familjet e krishtena”, ku ata gjithashtu kanë thanë se sulmet e tyne nuk do të ndalen vetëm në Pakistan.

“Kamikazët tanë do të vazhdojnë të kryejnë edhe sulme të tjera”, kanë thanë terroristët.

Simbas nji zadhanësi të Shërbimit të Shpëtimit Pakistanez, shumica e viktimave ishin gra e femijë, shkruen Independent.

Pakistani prej kohësh vuen prej sulmeve kamikaze të talebanëve, bandat kriminale dhe të dhunës sektare në vitet e fundit.