Shkon në 800 numri i të vdekunve, uragani ‘Matthew’ ‘kërdi’ në Haiti

OKB’ja ka paralajmërue se mund të duhen ditë të tana që Haiti ta marrë vetën nga tragjedia, mbas uraganit Matthew”, kjo mbasi numri i viktimave arrin në ma shumë se 800.

Numri i të vdekunve asht dyfishue dhe mund të rritet, mbasi ekipet e pshtimit kanë arritë të hyjnë në zonat jugore të bllokueme nga stuhia.

Carlos Veloso nga “Programi Botëror i Ushqimit” thotë se disa nga qytetet e godituna randë mund të arrihen vetëm nga ajri apo deti.

Shumica e vdekjeve në Haiti ishin në bregdetin jug-perëndimor, i cili u përball me forcën e plotë të uraganit këtë javë.

Uragani ‘Matthew’ aktualisht ndodhet në bregdetin e shtetit amerikan të Floridës.