Shkup: Protesta të dhunshme, kundërshtohet vendimi i Ivanovit

Mija qytetarë të cilët i dogjën fotografitë e presidentit maqedonas Djordje Ivanov para zyrës së tij për lidhje me qytetarët në qendër të Shkupit (te “Rekordi”), e shpërthyen kordonin policor dhe shkuen drejt Parlamentit.

Atje ata hasën në nji kordon tjetër policësh.
Qendra e Shkupit vlon nga policët, të cilët janë nxjerrë për me parandalue përballjen direkte të protestuesve dhe kundërprotestuesve të organizuem nga VMRO-DPMNE në pushtet.