Shkupi – qytet i Shqipnisë, po qysh reagoi Vatikani!

Shejtnimi i Nanës Terezë në Shën Tereza ka ngjall shumë debate në Maqedoni drejtue Vatikanit zyrtarë për nji gabim që ka ndjell urrejtje dhe akuza për biografinë zyrtare në gjuhën angleze ku shkruhej se Nanë Tereza ka lind në Shkup të Shqipnisë.

Gabimin e kanë vërejt pjesëtarë të delegacionit të Maqedonisë në ceremoninë e shejtnimit ndërsa dje kjo ka qenë temë diskutimi nëpër mediat në Maqedoni dhe në qarqet diplomatike ku kanë kërkue përgjigje zyrtare se pse ka ndodh ky gabim që nga maqedonasit vlerësohet si skandal diplomatik.

Ambasada e Maqedonisë në Vatikan ka kërkue sqarim nga autoritetet në Vatikan se pse ka ndodh ky leshim.

Vatikani zyrtarë ka reague tue sqarue se gabimi ka ndodh në kopjen e biografisë në gjuhën angleze, e të shejtës tanima, Gonxhe Bojaxhiu.

Mbas reagimit, kopja me biografinë në gjuhën angleze të Nanës Terezë, asht heq nga përdorimi dhe e njajta asht përmirësue.

 

2-vatikani