Shkupi vjen me përmendoren gjigante të Nanës Terezë qe sa kushton!

Përmendorja gjigante e Nanës Terezë në sheshin e Maqedonisë në Shkup, ku ka me kushtue afërsisht 5.5 milionë euro, dhe duhet të jetë gati deri në Prill të vitit 2017, 8 muej mbas shejtnimit të saj.

Ndërtimi i permendores ka me qenë i naltë 32 metra ku dhe filloi vitin e kaluem në Tetor, kurse Ministria për kulturë, si udhëheqëse e projektit, njoftoi se ndërtimi duhet me përfundue për 18 muej.

Ma herët, në Kallnor të vitit 2014, biznismeni Subrata Roy, partneri jo i gjykuem i qeverisë së Gruevskit, tha se ai ka me ndërtue përmendoren.

Simbas projektit, përmendorja ka me qenë objekt me tarracë dhe me shadërvan .

Në fontanë do të ketë edhe skulptura nga mermeri i madh i Nanë Terezës me femijën e smunë dhe prindit si dhe shumë skulptura përreth.