Shmanget kriza energjetike, miratohet shpronësimi i pronave në Hade dhe Shipitullë

Qeveria e Kosovës ka shqyrtue dhe miratue propozimin e MMPH për shpronësimin e pronave në Hade e Shipitullë për nevojat e KEK’ut.

Ministri Ferat Shala, ka thanë se mbas përmbushjes së procedurave ligjore për shpronësim të pronave kërkon nga Qeveria që të nxjerret vendimi që ky propozim të miratohet.

Kryeministri nw largim, Isa Mustafa, ka thanë se ky asht nji proces i koordinuem nga dy ministritë, ajo e mjedisit dhe zhvillimit ekonomik së bashku me KEK.