Shmanget tragjedia te Kuvendi i Shqipnisë. Qe çka ndodhi

Nji ngjarje e randë asht shmangë para se të kthehej në nji tragjedi të vërtetë. Nji qytetar ka ly trupin e tij me benzin dhe ka nxjerrë nji shkrepsë për me kall veten.

Por, ai asht kapë shpejt nga policia që i ka heqë shkrepsën nga dora tue shmangë edhe tragjedinë.

Ngjarja ka ndodhë rreth orës 14:00, shtetasi F. H. ka qëndrue i vetëm, në sheshpushimin para Kuvendit të Republikës së Shqipënsë dhe me vete mbante nji shishe plastike e dyshueme me landë djegëse benzin, me të cilën ka spërkatë tanë trupin. Mandej nxori shkrepsën për me kall veten.

Ka qenë ndërhymja e menjihershme e punojësve të Patrullave të Përgjithshme, tue shmangë vendosjen e zjarrit dhe tue neutralizue veprimet e matejshme të këtij qytetari.