Shok: Disa kosovarë rrëfejnë qysh u helmuen në Golem (video)

Dëshmi rrënqethëse kanë dhanë zyrtarët e komunës së Rahovecit në repartin e Infektivitt ku u shtruen mbasi pësuen helmim ushqimor në restorantin në zonën e Golemit në Durrës.

Ata thojnë se në rezwervat e ujit dhe në kuzhinë ka mujt me pasë mij, simbas fjalëve që ishin përhapë nga vetë stafi i shërbimit të hotelit. Në intervistat e dhana, pushuesit thanë se ushqimi ishte shërbye i ftoftë, ndërsa uji që kishin pi ka mujt me qenë nji prej shkaqeve kryesore të helmimit.

Ata thojnë se edhe ambëlsina që kishin konsumue nuk ishte e freskët, ndërsa të tjerë thojnë se pijet ishin produkte të ambalazhueme në Shqipni dhe munden me qenë shkak i helmimit të tyne masiv vetëm nji orë mbasi kishin hangër drekën.

Shperndaje në: