‘Shok’ fiton çmimin e parë në ‘Boulder International Film Festival’

Filmi “Shok” ka fitu çmimin si filmi ma i mirë i metrazhit të shkurtë në festivalin ndërkombëtar të filmit Boulder që mbahet në Colorado t’Amerikës.

Lajmin se filmi ma i suksesshëm kosovar asht shpërblye me këtë çmim e ka konfirmu edhe Eshref Durmishi, producent i filmit.

“Shume te lumtur te ju informojmë se Shok fiton çmimin filmi me i mire me metrazh te shkurtër tek Boulder International Film Festival”, ka njoftu Durmishi përmes nji njoftimi në llogarinë e tij Facebook.

Ky asht çmimi i parë i filmit Shok në nji garë ndërkombëtare, mbas suksesit që arriti kur u kandidu për të fitue çmimin Oscar.

Filmi Shok pritet që së shpejti të shfaqet edhe në festivalin Tribeca që mbahet në New York.

Festivali prestigjioz asht themelu nga Jane Rosenthal, Robert De Niro dhe Craig Hatkoff.

Tribeca Film Festival tërheq dikun 3 milionë njerëz–përfshi të famshëm nga bota e artit, filmit dhe muzikës dhe gjeneron 600 milionë dollarë në vit.

Tribeca asht nji nga festivalet ma të njohun të filmit.

Filmi “Shok” para disa javësh ishte pjesëmarrës në ceremoninë e ndamjes së çmimeve Oscar, i nominuem për kategorinë filmi ma i mirë me metrazh të shkurt.