Shokohet policia: Kjo asht makina e cila prodhon 150 mijë pako kokainë n’ditë (video)

Policia në Sao Paulo të Brazilit ka fillue nji operacion kundër prodhimit të kokainës tue konfiskue makinen, e cila mundet me paketue 150 mijë paketime kokainë në ditë.

Kjo makinë asht gjet në nji lagje të msheft ku as fqinjët në asnji mënyrë nuk kanë mund me pa e as që e kanë dit që ekziston.

Tre persona janë arrestue ndërsa janë gjet ma shumë se 10 kilogram kokainë.

Në video mund të shihet makina e cila paketimet e vogla i mbush me kokainë dhe i mbyll, makineri që funkcionon me mekanizëm të njajtë me paketimet e produkteve ushqimore.

Duket se dillerët kanë ec përpara, sepse punës i kanë hy me investime industriale.

“Fabrika e paketimit ! 150 mijë paketime në ditë, secila nga 10 real, kjo do të thotë 1,5 real çdo ditë. Çmenduni!”, ka thanë njani nga policët./metro

 

Shperndaje në: