‘Shokon’ fizikanti i njoftun: Ky asht vrasësi i njerëzimit (video)

Stephen Hawking

Shkencëtari i njoftun botnisht Stephen Hawking ka ba nji varg paralajmërimesh në lidhje me ata që janë cilësue si vrasësit ma të mëdhaj në botë.

Në nji video të publikueme së fundmi në rrjetet sociale, Hawking thotë se, vrasësi kryesor në botë asht obeziteti.

Ky i fundit asht nji nga betejat ma serioze me të cilat njerëzimi asht përball ndonjiherë.

Shkencëtari e vnon theksin te aktiviteti fizik dhe këshillon se të rritunit duhet me kry të paktën 30 minuta aktivitet fizik dhe fëmijët deri në 60 minuta.

Ndër të tjera ai shton:

E shikoj botën si një të tërë dhe jam këtu për të adresuar se cilat janë problemet më shqetësuese me shëndetin në shekullin 21. Sot shumë njerëz vdesin nga komplikime që lidhen me obezitetin.

Ne hamë shumë dhe lëvizim pak. Fatmirësisht zgjidhja është e thjeshtë: më shumë aktiviete fizik dhe një ndryshim në dietën ushqimore. Nuk kërkon ndonjë shpikje të madhe”, thotë ai.