Shokon kryetari i Venecias më këtë deklaratë për ata që thonë ‘Allahu Akbar’ (video)

Kryetari i Venecias, Luigi Brugnara, ka thanë se në qoftë se dikush thërret “Allahu Akbar: në qendër të qytetit ka me qëllue me armë zjarri.

Ky kërcënim i tij erdhi mbas sulmit të fundit në Barcelonë, ku u vranë 15 persona dhe mbi 100 u lënduen kur terroristet me nji kerr të bardhë goditën turmën e njerëzve.

“Nëse dikush vrapon nëpër sheshin e Shën Markut dhe fillon me bërtitë “Allahu Akbar” ai ka m’u qellue me armë”, ka thanë Brugnara, për Times.

Megjithatë, kërcënimi i tij nuk asht marrë seriozisht dhe u ba subjekt i hajgares.