Shokon nji imam: Në nji xhami të Prishtinës po zhvillohet prostitucioni dhe po përdoret droga!

Ministri i Punëve të Mbrendshme, Skender Hyseni, sot ka mbajt takimin përmbyllës me forumet lokale të sigurisë në Prishtinë.

Gjatë takimit, përfaqësuesi i imamëve të Prishtinës Idriz Gjigolli, ka thanë para të pranishmëve se në nji xhami të Kryeqytetit po ushtrohet prostitucioni dhe asht ba vatër e drogës.

Ai nuk ka tregue se për cilën xhami bahet fjalë, vetëm ka thanë se xhamia asht tue u rinovue.

Këtë deklaratë të Gjigollit e ka pohue edhe Rexhep Sijarina nga Policia e Kosovës.

Ai ka thanë se PK kanë marrë telefonata dhe se aty kanë has në raste te narkomanëve dhe prostitucionit.