Shokuese: ISIS djeg 19 femna ngase refuzuen seksin!

Militantët e ISIS kanë egzekutue publikisht 19 femna tue i djegë ato të gjalla në Mosul të Irakit.

Gratë u dogjën për vdekje në kafaze hekuri sepse ato refuzuen me krye marrëdhanie seksuale me luftarë të ISIS.

“U ndëshkuen mbasi refuzuen me ba seks me militantët e ISIS”, tha Abdullah al-Malla, nji aktivist i medias lokale.

Nji deshmitar okular në Mosul tha: “19 vajzat u dogjën për vdekje, ndërkohë që qinda njerëz po shikonin. Askush s’mundi me ba asgja që t’i shpëtonte ato nga denimi brutal.”

Mija gra janë nxanë rob kur ISIS mori kontrollin e Sinjar, në veri-perëndim të Irakut, në Gusht të 2014’tës.