Shokuese: Ky shtet mik po e ‘kercenon’ Kosovën!

pasaportaaa

“Shtypshkronja e Shtetit Austriak” njoftoi sot rreth veprimeve ligjore, të cilat pritet që ka me i ndërmarrë ndaj autoriteteve kosovare për shkak të mosrespektimit të vendimit të gjykatës së arbitrazhit rreth kompensimit të prodhimit të pasaportave biometrike.

Në fund të Korrikut, kompania austriake e ka fitue betejën gjyqësore para Gjykatës Ndërkombëtare Ekonomike të Parisit, ndërsa Kosova asht denue me pague kompensimin në shumën prej 4.996 milionë euro, së bashku me shpenzimet gjyqësore.

Në vitin 2013, kjo shtypshkronjë kishte paraqitë ankesë kundër Republikës së Kosovës për shkak të anulimit të hershëm të marrëveshjes.

Kundër këtij vendimi të arbitrazhit Kosova nuk ka asnji mundësi për ankesë dhe kishte nji afat prej 14 ditësh për me pague shumën e caktueme.

Simbas shtypshkronjës austriake, deri tash Kosova ka refuzue me ba pagesën e caktueme, shkruen Tanjug.

Për këtë shkak ata kanë thanë se do t’i ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm deri te arritja e kerkesës.

Në fakt, në nji deklaratë të mahershme për shtyp, kjo kompani ka kërcënue edhe me masa të konfiskimit të aseteve të Kosovës jashtë vendit.