Shokuese, rrxohen skelet, vdesin 67 kinezë!

Ma s’paku 67 persona kanë vdek kur në nji vend ndërtim në lindje të Kinës janë rrxue skelet, bajnë të ditun mediat kineze.

Punimet ishin tue u krye në platformën për ftohje t’energjisë në provincën kineze Jansi.

Sikur bahet e ditun asht rrxue edhe nji pjesë e elektranës.

Janë angazhue 32 kerre të zjarrfikësve dhe 212 ushtarë të cilët janë tue kërkue për të zhdukunit.

Punimet kanë fillue në Korrik të vitit që shkoi ndërsa ka qenë e planifikueme me përfundue në fillim të vitit 2018.