Shoqnia civile dalin me konferencë para Qeverisë, qe pse!

Nji grup i mbi 40 organizatave të shoqnisë civile sot n’orën 14.00, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Sheshin Ibrahim Rugova, ka me mbajtë konferencë për media në lidhje me tragjedinë e 6 Qershorit në Prizren, ku humbi jetën nji fëmi i moshës 3 vjet.

Gjatë kësaj konference ka me u publikue kërkesat e këtij grupi të organizatave në lidhje me gjendjen e krijueme në Prizren mbas nji numri të konsiderueshëm shkeljesh me të cilat karakterizohet qeverisja e Ramadan Mujës atje.

Javën e kalueme përfaqësues të OJQ’ve dhe qytetarë të shumtë kanë protestu në Prizren, ku kerkuen dorëheqjen e kryetarit të kësaj komune, Ramadan Muja, ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ministrit të Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, mbasi që simbas tyne, këta janë pergjegjësitë kryesor për vdekjen tragjike të Xhenetës 3 vjeçare.