Shoqnia kosovare nuk e përkrahë ekstremizmin, asht pro-perendimore

Njohës të çashtjeve të sigurisë dhe përfaqësues të institucioneve thonë se, shoqnia e Kosovës asht pro-perëndimore dhe nuk e përkrah ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin. Ata thonë se, megjithëse nji numër i konsiderueshëm i qytetarëve u asht bashkue organizatave terroriste në luftnat në Siri dhe Irak, autoritetet kanë ndërmarrë hapa të randësishëm për me parandalue këtë dukuni.

Komentet e tyne u banë në reagim të nji artikulli të gjatë të gazetës New York Times, ku theksohej se në Kosovë që mbas luftës që çoi në pamvarësinë e vendit asht shtue radikalizmi fetar nën ndikimin e financimeve nga jashtë, kryesisht nga Arabia Saudite, raporton Zëri i Amerikës.

“Parlamenti ka marrë hapa shumë konkret në legjislacion dhe në akte tjera mbështetëse për institucionet që merren me luftimin e dukunive negative dhe besoj që parlamenti nuk ka ndonji mangësi në këtë drejtim. Duhet me u zbatue legjislacioni dhe luftim i qartë dhe profesionalizëm në luftimin e këtyne dukunive negative”, thotë deputeti Armend Zemaj.