Shpallja e Pamvarësisë së Çamërisë, sot në orën 14:00

Shpallja e mvetësisë së Çamërisë ka me u ba sot në orën 14:00 në Holandë. Ajo ka me pasë miratimin edhe nga Shqipnia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, dhe Lugina e Preshevës.

Simbas kryetarit të Shoqatës “Çamëria”, Festim Lato, sot kanë me i zgjedhë institucionet udhëheqëse që kanë me çue përpara çashtjen çame, deri në përmbushjen e objektivave politike kombëtare të popullit të Çamërisë, si dhe ka me u formue edhe Forca Mbrojtëse e shtetit çam.

Degët e Shqipnisë kanë me u mbledhë në Vlorë, kurse, degët nga tana komunat e Kosovës, si dhe përfaqësuesit e Malit të Zi, Preshevës, Bujanovcit, Medvegjës, mbledhen në katundin Komoran të Drenasit, ku bashkë me ata në Holandë, e Vlorë, me ngritje dore kanë me shpall pamvarësinë e Çamërisë.

Kryetari i Shoqatës “Çamëria”, Festim Lato Lata, thotë se Çamëria ka me pasë historinë e njajtë sikur të Kosovës, derisa thekson se shpallja e sotme e Pamvarësisë së Çamërisë dhe formimi i Qeverisë, ka mbështetjen ndërkombëtare.

“Po, nga OKB’ja, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, nga Parlamenti Europian, nga tana institucionet ndërkombëtare. Shteti i Çamërisë asht 17 mijë km katrorë, që gjendet në Çamërinë e sotme që nga Qafë-bota e kufinit sot shqiptaro – shqiptar, nuk e quej shqiptaro – grek, e deri në hartat Prevezë e deri në Janinë , tue përfshi dhe pjesën e detit që ka Çamëria me ishullin e saj Korfuzin. Sot totalisht, ajo që ka qenë andërr sot ka me u ba realitet”, ka thanë Festim Lato, kryetar i Shoqatës “ Çamëria”.

14914673-1167366906664643-1655530719-n-1