Shpejtim Bulliqi dhe Adem Salihaj jasht listës së LDK’s

Ish-deputeti dhe anëtari i LDK, Shpejtim Bulliqi, nuk asht pjesë e listës së kësaj partie për deputet në zgjedhjet e 11 Qershorit, së bashku me kolegun e tij, Adem Salihajn.

Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka lanë jashtë listës së kandidatëve për deputetë, Shpejtim Bulliqin, ish deputet i kësaj partie, ideator i kauzës së Demarkacionit, që i kushtoi Isa Mustafës me rrxim të qeverisë.

I njajti fat ka qenë edhe për Adem Salihajn.

Bulliqi qysh të Mërkurën në nji prononcim ekskluziv në Rrokum Roll të TV Rrokum kishte tregue se LDK nuk e kishte pèrfshi në listë.

Ai e quejti kete si nji hakmarrje të LDK’s, per shkak te bindjeve te tij lidhun me Demarkacionin./Rrokum.TV

Ekskluzive: Shpejtim Bulliqi në Rrokum Roll e zbulon hakmarrjen e LDK’s ndaj tij