Shpejtim Bulliqi nuk ka shpresa për tryezen e liderave!

Njani nga kundërshtarët ma të mëdhaj të versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi, shprehet pesimist rreth tryezës se liderave, e cila pritet të mbahet menjiherë mbas kthimit të kryeministrit Mustafa nga vizita e tij në SHBA.

Deputeti i LDK’s, thotë se nuk pret shumë rezultate për faktin se kjo nuk asht çashtje politike, por asht çashtje tipike profesionale.

“Më thanë të drejtën nuk pres shumë rezultate, sepse kjo ma shumë se çashtje politike asht profesionale dhe profesionistët e kanë thanë fjalën e vet. E kanë thanë dy palët edhe Komisioni Shtetnor edhe grupi i ekspertëve të pamvarun. Mirëpo, të dy palët kanë mbrojt qendrimet e tyne, ndërsa në realitet asht vetëm nji e vërtete dhe ajo duhet të gjendet në aspektin profesional e shkencor. Nuk besoj se mund të gjendet në aspektin politikë, por sidoqoftë bisedimet janë të mirëpritura ”, ka thanë deputeti Bulliqi për Indeksonline.

Kabineti qeveritar ka paralajmërue se mbas kthimit të kryeministrit Mustafa nga SHBA, ai ka me u takue më krejt faktorët relevantë perfshi edhe opozitën.

“Kryeministri Mustafa posa të kthehet nga New Yorku ka me ju përkushtue agjendës së demarkacionit ku përfshihen edhe takimet me opozitën”, ka thanë këshilltari i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu për Indeksonline.