Shpend Ahmeti e godet fort LDK’n!

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se LDK para pak viteve e kishte nda për seli të tyne hapësinën ku parashihet me u ndertue Ambasada e Shqipnisë në Kosovë.

Për këtë, simbas Ahmetit LDK e bojkotoi mbledhjen e sotme të asamblesë komunale, tue pretendue se kjo pronë u takon atyne.

I pari i Prishtinës thotë se edhe PDK po i bashkohet LDK’s, tue dalë haptas kundër Shqipnisë për interesa partiake.

Ky asht reagimi i Shpend Ahmetit në Facebook:

Pas disa muajve diskutimesh me përfaqësuesit e Republikes së Shqipërisë u dakorduam për lokacionin e ri të Ambasades së Republikes së Shqipërisë në qendër të qytetit.

Qe dy javë kam kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit për të proceduar para mbledhjes se përbashket të dy qeverive.

Kur e vërejtem hezimitin e Kryesuesit e kuptova se në vitin 2007 apo 2008 Komuna gjatë udhëheqjes së LDK kishte ndarë këtë lokacion për partinë pra për LDK për ta ndërtuar selinë SHUMEkatëshe të partisë.

Sot LDK e bojkotoi mbledhjen duke thënë se ajo tokë është e tyre.

Po ashtu PdK ka bojkotuar seancen duke dalë hapur kundër Shqipërisë për interesa të LDK’s.

Nuk është hera e parë që komuna gjatë viteve te qeverisjes se tyre ka ndarë prona për vetveten, por kjo sot i tejkalon kufijtë e një beteje të cektë politike që po e bëjnë individë të caktuar brenda dhe jashtë kuvendit komunal.

Republika e Kosoves ka Ambasadë në qendër të Tiranes.

Ky veprim i LDK/PDK në KK Prishtina është turp për shtetin tonë. Qoftë në ndërgjegjen e tyre.