Shpend Ahmeti e merr nji vendim të madh për Qeverinë!

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Kryetari i kësaj komune Shpend Ahmeti para deputetëve ka thanë se ka paditë Qeverinë e Kosovës.

Kjo mbasi simbas Kryetarit Ahmeti, Qeveria ka marrë tokat para disa vitesh e nuk paguen për to.

“Kemi padit Qeverinë e Kosovës, sepse na i ka marrë tokat para 6 vjeteve e nuk po paguen, janë 7 milionë euro që na i kanë borxh e nuk po i paguejnë”, ka përfundue Ahmeti.