Shpend Ahmeti ia kthen LDK’s. Qe çka i thotë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reague mbas akuzave nga Lidhja Demokratike e Kosovës se i pari i kryeqytetit po e përdhos flamurin e Kosovës, dhe se për këtë duhet me dhane dorëheqje.

Ahmeti përmes një reagimi në Facebook, kërkoi nga LDK me i ndale shpifjet.

Shënimi i plotë i Ahmetit:

Shpifjet nuk kanë ndalur. Dje gjatë fjalimit në tubimin përkujtimor të dëshmorëve të Prishtinës kam thënë “dëshmorët kanë dhënë jetën për flamurin kombëtar, jo për të si pëlhurë por si koncept”. As që e kam përmend e as që e kam pas fjalen për flamurin e Kosovës. Ftoj LDK që të ndal shpifjet dhe bllokimin e Prishtinës, dhe shkatërrimin e shtetit të cilin kinse e mbrojnë me flamuj.