Shpend Ahmeti kallxon qysh u sulmuen dje n’Maqedoni

ahmetitetova

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka zbulue detaje rreth sulmit të djeshëm që i ka ndodh në Maqedoni.

Mediat dje kanë raportue për këtë rast, ndërsa sot, Ahmeti e ka konfirmu publikisht.

 

Qe shkrimi i plotë i tij:

 

Të gjithë ata që më njohin e dijnë se jam një adhurues i madh i futbollit. Tash e disa vite jam edhe tifoz i Shkendijes së Tetovës dhe sipas mundësive kam pëcjellë ndeshje të ndryshme edhe në kampionatin e Maqedonisë edhe kur kanë luajtur në kualifikime evropiane.
Dje isha në ndeshjen vendimtare të kampionatit në mes të Vardarit dhe Shkendijes në Shkup. Tifozëve të Shkendijes i ishte ndaluar hyrja në stadium ndërsa aty ishin mbledhur rreth 2 mijë tifozë të Vardarit.
Ne ishim rreth 20 shqiptarë, mysafirë të klubit Shkëndija të cilëve udhëheqësia e Vardarit na kishte vendosur në mes të tifozëve të Vardarit.
Gjatë gjithë lojës këndimet e tifozëve të Vardarit ishin të llojit “shqiptarët e mirë janë shqitarët e vdekur”.

Pasi shënoi Vardari, gjanat u tensionuan edhe më shumë sepse ata e kishin të qartë që aty jemi rreth 20 shqiptarë.

KUr filluan të këndojnë se të gjithë maqedonët të ngriten në këmbë e vërtetuar se ishim shqiptarë.

MIrëpo incidenti ndohi kur Shkëndija shënoi golin e barazimit, ndërsa kryetari i klubit të Shkëndijes u ngrit në këmbë për të festuar.

QË nga ai moment, filluan të gjuajnë gjësende në drejtim tonin, duke goditur disa nga personat që ishin aty.
Policia erdhi me vonesë, dhe u mundua ti qetësojë por pa sukses. U detyruan të na nxjerrin nga ndeshja për sigurinë tonë.
Jam i vetëdijshëm që huliganë të futbollit ka kudo në botë. Megjithatë, ajo që nuk mund të tejkalohen jane dy gjëra:

1. Urrejtja ndaj shqiptarëve është në maksimum dhe në situata të tilla shpërfaqet e pastër.

2. Përfaqësimi shqiptar në Maqedoni është në gjendje shumë të dobët. Koketimi i partive tona për qeveri pa kërkesa të qarta dhe parimore të shqiptarëve do të sjellë më shumë diskriminim dhe urrejtje ndaj shqiptarëve e jo vetëm në ndeshje futbolli.
Unë mund të jem atje vetëm disa orë, një herë në dy tre muaj, por shqiptarët e Maqedonisë atje jetojnë në kushte të tilla gjatë tërë vitit, brenda e jashtë stadiumit.

 

shpendiii