Shpend Ahmeti në përkrahje të Kosovës në Shkodër

Kryetari i Prishtinës, ka vendosë ‘t’i rebelohet’ partisë së tij. Ndryshe nga drejtuesit e saj të naltë si Visar Ymeri, Albin Kurti e shumë të tjerë që sonte nuk janë ba të gjallë për ndeshjen Kosovë-Kroaci, ai ka vendosë të shkojë në ‘Loro Boriçi’ e të kënaqet me ndeshjen që shteti i vet luen në kuadër të kualifikimeve për Botnorin ‘Rusia 2018’.

Madje për ta ba edhe ma të veçantë praninë e tij, ai nuk ka shkrue ndonji status në llogarinë e tij në Facebook, por ka vendosë që prezencën e tij atje ta dëshmojë edhe me video direkte nëpërmjet këtij rrjeti social, raporton lajmi.net.

“Shkodër: Kosova Kroacia”, ka shkrue Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook, tue marrë edhe shumë komete pozitive nga qytetarë të ndryshëm.