Shpend Ahmeti perplaset me asamblesitët e Opozitës

kuvendikomunal

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti asht përplas në debat me asambleistët e LDK’s dhe PDK’s për raportimin vjetor, veçmas atë financiar të vitit 2015.

Ahmeti nuk ka pranu deri më tash me raportue në fillim të mbledhjes për raportin financiar të vitit 2015, gja të cilën ja ka kërku opozita, që raporti financiar të jetë në pikën 3 të rendit të ditës.

Ahmeti raportin financiar e ka lanë në pikën 17 të rendit të ditës.

Më pas asambleisti i LDK’s, Sami Hamiti, ka kerkue që të raportohet vetëm për pikën e rendit të ditës, atë për financat.

“Unë kërkoj që të del në votim çashtja e raportit. LDK nuk do të trajtoj pikë tjetër”, ka thanë ai.

Asambleisti tjetër i LDK-së, Flamur Shala ka thanë se Ahmeti po përpiqet që qytetarin ta mashtrojë lidhun me raportimin financiar të vitit 2015.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë raportimit para asamblistëve ka thanë komuna që ai udhëheq ka punue ma së shumti sa i përket sektorit të urbanizmit.

Ai ka thanë se Komuna e Prishtinës ka punue në hartimin e hartave zonale, tue ba që të jetë model për komunat tjera të vendit.