Shpend Ahmeti reagon ndaj deklaratave të Lirak Çelajt

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thanë se Kodrina asht nji shembull i procesit të mirëfilltë të planifikimit. Ai ka përgënjeshtrue deklaratat e Lirak Celajt për projektin.

Postimi i plotë:

Kodrina është një ndër shembujt e proceseve të mirëfillta të planifikimit. Është e paprecedent në Kosove e besa edhe në regjion që mbi 100 pronarë të tokave të bëhen bashkë dhe të pranojnë që aplikimi i tyre të bëhet pas konkursit ndërkombëtar për dukjen e lagjes ku kanë marr pjesë kompani të njohura nga e gjithë bota dhe ku në ngjarjen finale në Fakultetin e Arkitekturës në prani të mediave studentëve e profesorëve nga juria ndêrkombëtare, fitues u zgjidh Liebeskind, kompania e njohur nga Neë York që e ka projektu edhe Ëorld Trade Center.
Sot në konferencë, Liraku tha më shumë rrena se fjali. Projekti ende as që ka filluar, asnjë koeficient nuk është ngritur, asnjë tokë komunale nuk është dhënë e besa komuna vec do të përfitoj. Shpresoj që çdo lagje të Prishtinës të mund ta bëjmë me këtë proces e si ky projekt.
Por, një gjë po më duket edhe më interesante. Liraku foli e foli kundër projektit, por ky plan rregullativ tri herë është votu në Kuvend dhe çdo herë Liraku ka votu PËR edhe pse opozitë.

Lexo edhe:

PDK: Shkeljet për kompleksin Kodrina e çojnë në burg Ahmetin