Shpend Maxhuni edhe 5 vjet drejtor i Policisë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtun sot ka marrë vendim me i vazhdue mandatin drejtorit aktual të Policisë, Shpend Maxhuni.

Ministri i Punëve të Mbrendshme, Skender Hyseni ka deklarue se propozimi për nji vendim i tillë asht dhanë tue u bazue në performancën që ka tregue në punë ai.

Ndërsa, lidhun me këtë kryeministri i vendit, Isa Mustafa, tha se e vlerëson naltë punën e Policisë.
“Na kemi vlerësue naltë punën e Policisë dhe menaxhimin e Policisë së Kosovës, prandaj jemi pajtue që Maxhuni me u emnue edhe për nji mandat tjetër”, tha ai.