Shpend Maxhuni: Policia parandaloi incidente të natyrës terroriste në vend!

Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka nisë raportimin rreth sigurisë në vend, në mbledhjen e Komisionit për Punë të Mbrendshme, Siguri dhe Mbikqyrjen e FSK’s.
Maxhuni tha se Policia e Kosovës konsideron se gjendja e sigurisë asht e qetë dhe stabile.

“Për tetë muej PK ka realizue krejt detyrat dhe parashikimet konform planit strategjik”, tha drejtori Maxhuni.

Ai tha se prioritet i tyne asht qasja parandaluese. Më këtë periudhë dhe viteve të fundit asht deshmue se PK ka ndikue në uljen e rasteve të krimit. Suksese janë shenue edhe në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, ka thanë kreu i Policisë së Kosovës.

“Në vitet e fundit kemi ma pak prezencë të drogave të forta. Nji prezencë e narkotikëve asht tek ne, ajo asht marihuan kanabis, që vjen si pasojë e kultivimit në fqinjësi”, ka thanë Maxhuni.

Policia e Kosovës, simbas tij, ka shenue suksese edhe në luftën kundër krimit, krimit ekonomik dhe korrupcionit.“

Na vazhdojmë më masa konkrete shtesë për avancimin e nivelit të sigurisë.

Kemi arritë me parandalue edhe incidente të karakterit terrorist që i shohim në vende të ndryshme. PK po vazhdon me masa konkrete me i parandalue incidentet e tilla”, ka thanë Maxhuni.