Shpendi: Çelaj ka kërkue koalicion për Prishtinën

Kandidati për kryetar i Komunës së Prishtinës nga Vetëvendosje Shpend Ahmeti, ka thanë që kundërkandidati i tij nga PDK, Lirak Çelaj ka kërkue me hy në koalicion në shkëmbim të dy drejtorive.

Tutje Ahmeti ka thanë që në këtë garë kanë me rritë ambiciet tue synue përmbushjen e 100 zotimeve në dhetë fusha.

“Liraku më ka lut me hy në koalicion për veç dy drejtori. Por qëndrimi ynë asht të mos futemi në koalicion me askënd” ka thanë Ahmeti, në nji konferencë për media.

Vetëvendosje asht në koalicion me AAK’n, në komunën e Prishtinës, ku AAK udhëheq me dy drejtori të kësaj komune.

 

Shperndaje në: