Shpendi e ‘godet’ fort koalicionin qeverisës, qe për çka!

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thanë se kur ishte çashtja e demarkacionit, e opozita protestonte në rrugë, koalicioni bante thirrje për opozitën me u kthye në Kuvend, sepse aty asht vendi për me debatue.

Simbas tij, tash kur opozita po kerkon debat për rastin e Astrit Deharit në Kuvend, koalicioni qeverisës po refuzon me metoda të ndryshme vetëm për të mos lejue debatin.

 

 

Lexoni të plotë postimin e Ahmetit në Facebook:

 

Kur ishte çështja e demarkacionit, e opozita protestonte në rrugë, koalicioni bënte thirrje për opoziten të kthehet në Kuvend, sepse aty është vendi për të debatuar.

Kur opozita po kërkon debat për rastin e Astrit Deharit në Kuvend, koalicioni qeverisës po refuzon me metoda të ndryshme vetëm për të mos lejuar debatin.

#DrejtësipërAstritin