Shpendi e jep lajmin, arritje rekorde në shëndetësinë primare (foto)

shpend ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thanë se shëndetësia në Prishtinë ka rritje të madhe të cilësisë.

Madje Ahmeti thotë se asht arritë rekord për shëndetësinë primare në Prishtinë.

“Prej vitit 2013, shëndetësia në Prishtinë ka shënue rritje të dukshme në cilësi. Numri i shërbimeve ka kalue dyfishin dhe tash arrinë 1.2 milionë shërbime shëndetësore.

Referimi në ShSKUK (Shërbimi Spitalor i Klinikës Universitare të Kosovës) asht ma pak se 15 përqind. Pra, ma shumë se 85 përqind të pacientëve që vijnë në QMFtë tona shërohen në QMFtë tona që asht shifër rekorde për shëndetësinë primare” shkruen Ahmeti në Facebook.

 

Shperndaje në: