Shpendi ka planifikue ‘kungja’ edhe për mandatin e dytë (dokument)

Shtyllat anti-parking të cilat po diskutohen shumë së fundmi në fushatën zgjedhore në Prishtinë, janë planifikue m’u vendos edhe në vjetet e ardhshme.
Në vazhdimësi opozita po e akuzon kryetarin Shpend Ahmeti se po vendos “kungja”, (emërtim ky për shtyllat anti-parking), në trotuar me estetikë të keqe.
Madje, opozita po kërkon që trotuaret m’u lirue tue ndërtue parkingje të reja për kerre, shkruen lajmi.net.

Por, kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka planifikue përsëri që edhe për tri vjet tjera me vendosë këso lloj të shtyllave për lirimin e trotuareve nga parkingjet.

Në buxhetin për vitin 2018 i cili asht miratue në Kuvendin Komunal të Premten, shihet që edhe për vjetet në vazhdim janë planifikue shtyllat anti-parking.

Te drejtoria e Shërbimeve publike për vitin 2018 janë parapa 75 mijë euro “Shtylla antiparking dhe shtylla lëvizëse (në formë pistoni)”.

Po ashtu edhe në vitin 2019 janë parapa aq mjete, ndërsa në vitin 2020, janë parapa 100 mijë euro.

 

Shperndaje në: